LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet ku rrezikohet jeta e dy qytetarëve në Shipol të Mitrovicës

Publikohen pamjet ku rrezikohet jeta e dy qytetarëve në Shipol të Mitrovicës

Qytetarët e Mitrovicës kanë shprehur shqetësimin e tyre për veprimet e papërgjegjshme të personave të cilët ngasin veturat e tyre me shpejtësi të madhe brenda qytetit si dhe në periferi të saj.

Një video është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, të cilën e ka shpërndarë një qytetare nga Mitrovica, Elbenita Kajtazi, ku shihen dy persona duke biseduar dhe gjatë asaj kohe vjen një veturë me një shpejtësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e personave në fjalë.


Kjo ngjarje siç bëhet e ditur në statusin e saj në Facebook ka ndodhur në lagjen Shipol, në Mitrovicë.

Siç thuhet në reagimin e sopranos shqiptare, në video janë axha i saj Smajl Kajtazi dhe shoku i tij, Faik Beka.

“Në këtë video mund të shihni axhën tim Smajl Kajtazi dhe shokun e tij ,mikun tonë Faik Beka duke biseduar si dy njerëz normal përpara dyqanit të djalit të axhës Azem Kajtazi. Lagjja Shipol është rrugë magjistrale për Skenderaj dhe banorëve të saj u rrezikohet jeta çdo ditë në këtë mënyrë sepse në këtë rrugë nuk ka kurrë patrulla të policisë, edhe pse i kemi telefonu sepse ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodh, dhe asnjëherë nuk kemi gjetur përkrahje dhe ndërmarrje të ndonjë aksioni”, ka shkruar Kajtazi.

Për këtë ka reaguar edhe ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valdete Idrizi.

“Duhet të ndërmerren masa, urgjentisht”, ka shkruar Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori