LAJMI I FUNDIT:

Bllokimet për shkak të coronavirusit në Gjermani shtyhen deri më 18 prill – masa më të ashpra për Pashkë

Bllokimet për shkak të coronavirusit në Gjermani shtyhen deri më 18 prill – masa më të ashpra për Pashkë

Udhëheqësit gjermanë kanë rënë dakord që të zgjasin masat e bllokimit për shkak të coronavirusit të vendit deri më 18 prill për të përmbajtur një valë të re infeksionesh dhe për të forcuar masat për një periudhë pesë-ditore gjatë pushimeve të Pashkëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e shteteve federale të vendit arritën marrëveshje mbi masat e rrepta të bllokimit të martën – pas 11 orësh bisedimesh mbi rrugën përpara të vendit gjatë pandemisë.

Udhëheqësit ranë dakord që jeta publike dhe private do të gjenden para një “bllokimi” gjatë fundjavës së gjatë të festave të Pashkëve nga 1 deri më 5 prill.


Dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës, me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve që do të lejohen të hapen të shtunën më 3 prill.

Veç kësaj, njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi gjatë atyre pesë ditëve, thanë udhëheqësit në një deklaratë.

Grumbullimet publike zakonisht janë të ndaluara gjatë asaj kohe, por qendrat e testimit dhe vaksinimit kundër Covid-19 do të qëndrojnë të hapura.

Ndryshe, shumica e dyqaneve në Gjermani janë mbyllur që nga 16 dhjetori. Restorantet, baret dhe hapësirat e kohës së lirë janë mbyllur që nga fillimi i nëntorit.

Vendi ka ecur përpara me rihapjet e para këtë muaj, me parukierë, luleshitës dhe dyqane pajisjesh të lejuara të hapin dyert e tyre në disa zona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori