LAJMI I FUNDIT:

Pasi u votua për kryeministër, Kurti: Të bashkohemi në bërjen e shtetit, ashtu siç e ëndërruam dhe dëshiruam

Pasi u votua për kryeministër, Kurti: Të bashkohemi në bërjen e shtetit, ashtu siç e ëndërruam dhe dëshiruam
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti / Foto: Ridvan Slivova

Pas zgjedhjes në postin e kryeministrit, në fjalën e tij para deputetëve dhe kabinetit qeveritar në Kuvend, Albin Kurti tha se pritjet e qytetarëve janë të mëdha, andaj sipas tij edhe përgjegjësia e kabinetit qeverisës është e madhe.

Kurti tha para deputetëve se “këto zgjedhje ishin historike, po aq historike është edhe përgjegjësia”.

Kurti tha se duhet koordinim dhe konsensus sa i përket Serbisë, veçmas dialogut politikë me këtë shtet.


“Ndaj Serbisë duhet të jemi të bashkuar. Do të kërkojmë diskutim parlamentar deri në shterim. Duhet të arrijmë konsensus edhe për arsim. Për të ardhmen e fëmijëve duhet të gjejmë bashkërendim. Këtë duhet ta gjejmë edhe në sektorin e sigurisë. Bashkërendim do të kërkojmë edhe për fondin e sigurimeve shëndetësore. Poashtu do të kërkojmë për çështjet dhe politikat energjetike. Vendimi që merr qeveria jonë ndikon edhe në gjeneratat e ardhshme dhe në fëmijët që nuk kanë lindur”, ka thënë ai, derisa menjëherë pas votimit dhe betimit të kabinetit qeveritar,  sallën e Kuvendit e kishin braktisur deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Gjatë fjalës së tij, Kurti u bëri thirrje punonjësve të administratës shtetërore që të raportojnë për raste korruptive apo të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pasi sipas tij, ekzekutivi i tij do të veprojë.

“Ftoj secilin nga ju, që të bashkohemi në bërjen e shtetit, ashtu siç e ëndërruam dhe dëshiruam”, tha ai.

“Deri dje  isha kandidati i një subjekti kurse nga sot kryeministër dhe s’ka dyshim që këto zgjedhje ishin historike, andaj sot sa jam mirënjohës ndjehem i përulur. Vendimet do t’i bazoj në fakte dhe shkencë, qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve. Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar qeveritar dhe duhet ta kuptoni që në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar”, tha ai.

“Vendin tonë muk mund ta bëjmë nëse rrimë, vendi bëhet nga ata që punojnë dhe shpikin gjëra. Qeveria do të bashkpunojë ngushtë me opozitën dhe shoqërinë civile dhe ndaj Serbisë duhet të jemi të bashkuar, andaj na duhet koordinim sidomos ndaj Serbisë dhe në dialog dhe do të kërkojmë diskutim parlamentare”, shtoi ai.

Në fund ai ka lënë një porosi, duke thënë se “Nëse rrëzohemi prapë do të ngritemi më të fuqishëm, sepse kurrë nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin që dëshirojmë”.

“Të bashkohemi në bërjen e shtetit. Fitorja ka kuptim vetëm nëse i përvishemi punës, secili të japë maksimumin nga vetja e tij”, ka thënë Kurti.

“Kontributi në bërjen e shtetit e kemi obligim. Sfidat janë të mëdha, por edhe aspiratat i kemi të mëdha”

Ndërkaq, para votimit të qeverisë, gjatë prezantimit të ekspozenë Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.

Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimit kanë nevojë për reforma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori