LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry: Vdekja e nënës sime ka lënë një hapësirë të madhe brenda meje

Princi Harry: Vdekja e nënës sime ka lënë një hapësirë të madhe brenda meje

Princi Harry ka shkruar një parathënie të sinqertë në një libër për fëmijë për të gjithë ata fëmijë që humbën prindërit gjatë pandemisë COVID-19 – duke thënë se vdekja tragjike e nënës së tij, Princeshës Diana, në 1997 ‘la një hapësirë të zbrazët brenda tij’.

Duka i Sussex, 36 vjeç, ka shkruar një parathënie prekëse si pjesë e një libri që ka të bëjë me fëmijët që kanë humbur personat e rëndësishëm si pasojë e coronavirusit.

Libri, “Hospital by the Hill”, nga Chris Connaughton dhe i ilustruar nga Fay Troote, është historia e një fëmije, nëna e të cilit kishte punuar në një spital në pandemi dhe që më pas vdiq.


Princi Harry (Foto: Getty Images)

Në parathënie, të marrë nga People, Harry, i cili humbi nënën e tij në moshën 12 vjeçare, shkruan:

“Kur isha në moshë të re unë humba nënën. Në atë kohë nuk doja ta besoja ose ta pranoja, por ajo la një vrimë të madhe brenda meje. Unë e di se si ndiheni dhe dua t’ju siguroj se me kalimin e kohës ajo vrimë do të mbushet me kaq shumë dashuri dhe mbështetje. Të gjithë e përballojmë humbjen në një mënyrë tjetër, ata janë gjithmonë me ju dhe ju mund t’i mbani përgjithmonë. Unë e shoh këtë të vërtetë”.

Harry shton, “Tani, nuk i kam takuar kurrë, por e di që ky person ishte i veçantë për ju, dhe ata ishin dikush shumë i mirë, i kujdesshëm dhe i dashur për shkak të vendit ku ata zgjodhën të punonin. Ndihma për të tjerët është një nga punët më të rëndësishme që çdokush mund të bëjë ndonjëherë”.

Princesha Diana dhe Princi Charles me fëmijët e tyre (Foto: Getty Images)

“Ju mund të ndjeheni vetëm, mund të ndjeheni të trishtuar, mund të ndiheni të zemëruar, mund të ndiheni keq. Kjo ndjenjë do të kalojë. Dhe unë do të bëj një premtim për ty – do të ndihesh më mirë dhe më i fortë pasi të jesh gati të flasësh se si të bën të ndihesh”.

“Shpresoj që ky libër të të kujtojë se sa i veçantë ishte prindi ose i dashuri yt. Dhe sa të veçantë jeni edhe ju”.

Princesha Diana dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Libri ndërkaq po u jepet falas fëmijëve në Angli që kanë humbur një të dashur (nënën ose babanë) gjatë pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Magazina
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Magazina
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy

Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy

Magazina
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi

‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi

Magazina
“Shko ku je mësuar me 500 femra, o pis” - agravon debati mes Laertit dhe Jozit në Big Brother

“Shko ku je mësuar me 500 femra, o pis” - agravon debati mes Laertit dhe Jozit në Big Brother

Magazina
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori