LAJMI I FUNDIT:

Policia gjobitë me nga 500 euro personat me COVID-19 që nuk e kanë respektuar izolimin në Kamenicë

Policia gjobitë me nga 500 euro personat me COVID-19 që nuk e kanë respektuar izolimin në Kamenicë
Foto: Ilustrim

Në kuadër të menaxhimit të situatës me COVID-19 dhe pas raportimeve nga qytetarët, Policia e Kosovës ka filluar aksion për identifikimin e të gjithë personave me COVID-19, të cilët e kanë thyer izolimin në Kamenicë.

Sipas Policisë, këta persona që qytetarët i kanë lajmëruar pranë institucioneve të sigurisë, do të monitorohen vazhdimisht dhe identifikimi i tyre është bërë me foto, kamera të sigurisë dhe forma të tjera.

Ndër të tjera, nga Stacioni Policor në Kamenicë, thuhet se ata që e kanë thyer izolimin janë dënuar me nga 500 euro, sipas legjislacionit në fuqi.


Apelojnë tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me #COVID19,  kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t’i lajmërojnë në Polici.

Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejnë vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal.

Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Bëjmë thirrje tek qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë izolimin, sepse nuk mund të rrezikoni jetën e dikujt tjetër, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori