LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete burrë e gru në Prizren

Rrihen mes vete burrë e gru në Prizren
Foto: Ilustrim

Burrë e gru janë shoqëruar në stacionin policor pasi e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten në mesnatë rreth orës 00:00, në Prizren.

Siç thuhet në njoftim, të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor.


“Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/