LAJMI I FUNDIT:

Trajnim i përbashkët i forcave speciale të Maqedonisë, SHBA-ve dhe Greqisë

Trajnim i përbashkët i forcave speciale të Maqedonisë, SHBA-ve dhe Greqisë

Forcat për operacione special të Maqedonisë së Veriut, SHBA dhe Greqia nikoqire, nga e marta filluan stërvitje të përbashkët për hedhje me parashutë dhe kërcime nga aeroplanë në zonën e Atikës dhe në Larisa, në kuadër të planit dhe koordinimit të Komandës interdisiplinare për operacione speciale të Shtatmadhorisë së armatës greke, lajmëroi korrespondentja e AIM-s nga Athina.

Nga Shtatmadhoria e Armatës greke kumtojnë se “stërvitja e përbashkët konkrete është në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të armatosura greke me vende mike dhe aleate”, dhe në kuadër të bashkëpunimit të planifikuar, të cilat “plotësisht dhe vazhdimisht po zbatohet në periudhën e fundit kohore mbi bazë të planit të përgjithshëm të Shtatmadhorisë”.


“Qëllimi është të sendërtohet niveli i bashkëpunimit, të mirëkuptimit dhe të shkëmbimit të njohurive teknike midis forcave pjesëmarrëse, si dhe rritje shtesë së aftësive operative dhe ndërveprimit të forcave për operacione special në kornizë aleate”, theksohet në kumtesën për stërvitje të përbashkët.

Nga Greqia marrin pjesë pjesëtarë të Komandës ndërvepruese për operacione speciale, dy helikopterë të aviacionit ushtarak të armatës dhe një aeroplan i forcave ajrore, nga SHBA pjesëtarët e 10th Special Forces Group, ndërsa nga Maqedonia e Veriut pjesëtarë të forcave speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori