Studiuesit të cilët po punojnë për ta dëshmuar se kur dhe si u shfaq virusi për herë të parë në Kinë llogarisin që ndoshta nuk e infektoi qenien e parë njerëzore deri në tetor të vitit 2019 në periudhën më të hershme. Modelet e tyre treguan diçka tjetër: “Për pak” ai person nuk e bëri atë një virus pandemik.
Por vetëm fati i keq dhe kushtet e mbushura të tregut të ushqimeve të detit Huanan në Wuhan – vendi ku vlerësohet të ketë filluar pandemia – i dhanë virusit bazën e nevojshme për të shpërthyer rreth globit, raportuan studiuesit në revistën Science, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
“Ishte një stuhi e përsosur – ne e dimë tani që iu desh të kapte një moment të papritur ose edhe dy për t’u mobilizuar në të vërtetë”, tha për CNN, Michael Worobey, një profesor i biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës i cili punoi në studim.
“Nëse gjërat do të kishin qenë vetëm pak më ndryshe, nëse ai person që e solli atë në tregun Huanan do të kishte vendosur të mos shkonte atë ditë, apo edhe të ishte shumë i sëmurë për të shkuar dhe thjesht të qëndronte në shtëpi, ose ngjarjet e tjera të hershme super-përhapëse mund mos kenë ndodhur. Ne nuk do të kishim ditur fare për këtë”, u shpreh ai.
Ekipi përdori periudhën molekulare, duke përdorur shkallën e mutacioneve të vazhdueshme për të llogaritur se sa kohë ka ekzistuar virusi.
Ata gjithashtu drejtuan modele kompjuterike për të treguar se kur dhe si mund të ishte përhapur.
“Studimi ynë u krijua për t’iu përgjigjur pyetjes se sa kohë mund të ketë qarkulluar SARS-CoV-2 në Kinë para se të zbulohej”, tha Joel Wertheim, profesor i asociuar në Divizionin e Sëmundjeve Infektive dhe Shëndetit Publik Global në Universitetin e Kalifornisë, “San Diego School of Medicine”.
“Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne kombinuam tre pjesë të rëndësishme të informacionit: një kuptim i hollësishëm se si u përhap në Wuhan para bllokimit, larmia gjenetike e virusit në Kinë dhe raportet e rasteve më të hershme të coronavirusit në Kinë. Duke kombinuar këto linja të ndryshme provash, ne ishim në gjendje të vendosnim një kufi të sipërm të mesit të tetorit 2019 se kur virusi filloi të qarkullonte në provincën Hubei”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos