LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 24 vjeçarit nga Ferizaj në shtator të vitit të kaluar, prokuroria ngrit aktakuzë kundër pesë personave

Vrasja e 24 vjeçarit nga Ferizaj në shtator të vitit të kaluar, prokuroria ngrit aktakuzë kundër pesë personave
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër pesë (5) personave të pandehur me inicialet L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.


Policia japin detaje për vrasjen në Ferizaj
Lexo po ashtu Policia japin detaje për vrasjen në Ferizaj

Sipas njoftimit nga Prokuroria, i pandehuri tjetër R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri M.A., me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mos arrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç ‘rast ka kryer veprën penale
“Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, nga neni 380 paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori