LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës së Bidenit për Putinin, Rusia “tërheq për konsultime” ambasadorin e saj në Washington

Pas deklaratës së Bidenit për Putinin, Rusia “tërheq për konsultime” ambasadorin e saj në Washington

Rusia ka tërhequr ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime, tha Ministria e Jashtme të mërkurën pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden etiketoi Vladimir Putinin si ‘një vrasës’ në një intervistë shpërthyese.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, masa për të sjellë Anatoli Antonov në Moskë vjen në mes të tensioneve në rritje me administratën e Biden, e cila ka vendosur sanksione mbi helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny.

Biden i tha ABC News në një intervistë të martën në mbrëmje se ai kishte një “bisedë të gjatë” me Putinin dhe se “çmimin që ai do të paguajë do ta shihni së shpejti”.


Komentet erdhën pasi SHBA lëshuan një raport të inteligjencës duke thënë se Putini kishte autorizuar operacione ndikimi për të ndihmuar Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të denigruar kandidaturën e Biden.

Dhe i pyetur nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Biden u përgjigj: “Po, unë mendoj se është”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nuk përmendi arsye specifike për kthimin e Antonov por tha se marrëdhëniet “janë në një gjendje të tensionuar, të cilën gjë Uashingtoni e ka sjellë në një qorrsokak në vitet e fundit”.

Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha: “Ne do të jemi të drejtpërdrejtë, do të flasim për fushat ku kemi shqetësime dhe sigurisht, siç tha Presidenti natën e kaluar – sigurisht, rusët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që ata kanë marrë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori