LAJMI I FUNDIT:

Lajçak njofton ambasadorët e BE-së për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor

Lajçak njofton ambasadorët e BE-së për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka informuar sot ambasadorët e BE-së në Komitetin Politik dhe të Sigurisë në lidhje me vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Ai me këtë rast ka folur për takimet e tij, përshtypjet dhe rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi dhe partneritetin BE-Ballkani Perëndimor.

Diplomati sllovak kohë më parë qëndroi për vizitë treditore në Kosovë për të diskutuar lidhur me vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.


Ndryshe, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e tij procesin e dialogut do ta ketë prioritet numër katër.