Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se organizata e saj globale e shpërndarjes së vaksinave, COVAX ka hyrë në një marrëveshje për të shpërndarë qindra miliona doza të vaksinës Johnson&Johnson.
COVAX, i cili ka mbështetjen e OBSH-së dhe Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, dëshiron të sigurojë shpërndarjen e dy miliardë dozave të vaksinave të coronavirusit deri në fund të vitit 2021.
Programi synon të marrë të paktën 20 për qind të dozave për popullsinë e kombeve më të varfra në botë, raporton reuters.
Programi njoftoi në fillim të marsit se dëshiron të dorëzojë 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në 142 vende deri në fund të majit, si dhe dozat e para të vaksinës Pfizer/BionTech.
Vaksina me dozë të vetme e Johnson&Johnson ofron mbrojtje të fortë kundër COVID-19, sipas një analize të rregullatorit amerikan që vendos bazat për një vendim përfundimtar për një vaksinë të re për t’u përdorur për të ndihmuar zbutjen e pandemisë.
Theksojmë se Kosova do të jetë një ndër përfituesit e vaksinave nga ky program ndërkombëtar, i cili ndihmon shtetet e varfra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City