E filluar para tri viteve si piceri e vogël që ofronte vetëm shërbimin ‘Delivery’, shija e picës që shkrihet në gojë ka ndikuar që Pizza Crust ta hap pikën e parë në Breg të Diellit dhe, me ndihmë të ekspertëve ndërkombëtarë, ta nis rrugëtimin e krijimit të konceptit të franshizës.
E karakterizuar për picën që e ka rrethin e jashtëm të mbushur me kaçkavall e proshutë, Pizza Crust ofron recetën sekrete italiane me kore të hollë e shije të pa rezsitueshme.
Me një stil modern të enterierit, i cili është kombinim i ‘lounge’ dhe ‘fast food’, Pizza Crust ofron edhe alternativa tjera për klientelën e vet që duan të kalojnë kohë në ambientin e ngrohtë.
Sendviça, pasta, sallata e rizoto janë alternativat e picës italiane që po ashtu kanë interesim të jashtëzakonshëm dhe pëlqehen nga konsumatorët.
Por, siç tregon Ekrem Tahiri, pronar i Pizza Crust, fokusi në shije të mirë e në shërbim të pakrahasueshëm, kanë bërë që kjo piceri të merr ndihmën e ndërkombëtarëve për ta filluar konceptin e franshizës në mënyrë që pica italiane të jetë prezente në të gjitha qytetet e Kosovës dhe më gjerë.
“Me ndihmën e BERZH-it, ne kemi angazhuar ekspertë anglezë të cilët kanë punuar gjatë vitit të kaluar me neve për 6 muaj me kriju konceptin. Tash ne kemi filluar ta shpërndajmë Pizza Crust me konceptin e franshizës dhe kemi hapur pikën e parë në Ferizaj, ndërkaq jemi në pritje t’i hapim pikat në Prizren, Gjakovë, Suharekë, Podujevë dhe Pejë”, ka treguar Tahiri me plot entuziazëm për interesimin e madh që njerëzit po kanë për këtë koncept, e aq më shumë për picën e brendit të tij.
Por, përse po pëlqehet koncepti i franshizës?
Siç tregon Tahiri, ky koncept ka rezultuar në një partneritet të suksesshëm për brendet botërore, ku dy palët (brendi dhe investitori) përfitojnë nga partneriteti.
Në njërën anë, investitori përfiton duke e marrë të gatshëm të gjithë konceptin pa brenga të menaxhimit dhe duke përfituar nga trajnimet, politikat operacionale, etj. që garantojnë sukses; dhe në tjetrën anë përfiton brendi duke e shpërndarë picën.
Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni intervistën e plotë me pronarin e Pizza Crust, Ekrem Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City