LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani nga komuniteti i ashkalinjve: Do ta votojmë Qeverinë Kurti, kërkojmë që të përfaqësohemi

Rrahmani nga komuniteti i ashkalinjve: Do ta votojmë Qeverinë Kurti, kërkojmë që të përfaqësohemi

Qazim Rrahmani nga partia e Ashkalinjve për Integrim pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani ka thënë se do ta votojnë qeverinë e re si dhe postin e presidentit të vendit.

Rrahmani në një prononcim për media ka thënë se në takim kanë kërkuar që pjesë e qeverisë Kurti të jenë dhe komuniteti i ashkalinjve.


“Në emër të Ashkalinjve për Integrim, kemi fituar një mandat, i cili do të na përfaqësoj Bekim Arifi. Në kuadër të ftesës që e kemi marr nga Kurti dhe Osmani shprehëm gatishmërinë tonë që sa më shpejt të formohen institucionet  e reja, qoftë ajo e kryeministrit dhe presidentes. Kemi shpreh kërkesat tona, nuk kemi pas kushte por vetëm kërkesë që komuniteti ynë të përfaqësohet në qeveri”, ka thënë Rrahmani.

Sipas tij,  në takim nuk janë diskutuar pazaret politike apo pozitat.

“Nuk janë diskutuar pazaret politike apo pozitat, kemi kërkuar vetëm që të jemi pjesë e qeverisë. Do të ketë vullnet politike nga Qeveria Kurti që të përfshihemi në Qeveri”, tha ndër të tjera Rrahmani. /Telegrafi/