LAJMI I FUNDIT:

BE do të marrë 10 milionë doza shtesë të vaksinës BioNTech-Pfizer

BE do të marrë 10 milionë doza shtesë të vaksinës BioNTech-Pfizer

Komisioni Evropian (KE) theksoi se ka arritur marrëveshje me BioNTech-Pfizer për të marrë 10 milionë doza shtesë të vaksinës kundër coronavirusit të ri (COVID-19).

Me dozat shtesë, vendet anëtare të BE-së do të marrin mbi 200 milionë doza të vaksinës në tremujorin e dytë të vitit 2021.

“Këto doza do të tërhiqen nga opsioni i 100 milionë dozave në kontratën e dytë me BioNTech-Pfizer, të parashikuar për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2021”, tha Komisioni në një njoftim.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se dozat shtesë “u jep hapësirë shteteve anëtare për të manovruar dhe ndoshta për të mbushur boshllëqet në dërgesa”.

“E di se sa kritike është tremujori i dytë për hapjen e strategjive tona të vaksinimit në shtetet anëtare. Këto 10 milionë doza të përshpejtuara do të sjellin dozat totale të BioNTech-Pfizer në tremujorin e dytë deri në mbi 200 milionë”, tha ajo, raporton Aandolu Agency.

Bashkimi Evropian ka një marrëveshje prej 600 milionë dozave me BioNTech-Pfizer, duke përfshirë opsionet.

BE-ja deri më tani ka aprovuar përdorimin e vaksinave BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe së fundmi Johnson & Johnson.

Nga ana tjetër, procesi paraprak i vlerësimit të vaksinave të zhvilluara nga Novavax, Curevac dhe vaksina Sputnik V e Rusisë vazhdon.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori