LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Banka Evropiane e Investimeve është partneri dhe mbështetësi ynë i rrugës sonë evropiane

Zaev: Banka Evropiane e Investimeve është partneri dhe mbështetësi ynë i rrugës sonë evropiane

Banka Evropiane për Investimeve (BEI) do të vazhdojë të investojë në zhvillimin social dhe ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke mbështetur projekte për rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike nga pasojat e pandemisë COVID-19 me një fokus të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si si dhe projekte nga axhenda e gjelbër për investime në energji të rinovueshme, efiçiencë të energjisë dhe dixhitalizim si pjesë e programit që buron nga Plani i Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Ky është përfundimi i përbashkët nga takimi i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministrit të Financave Fatmir Besimi me Presidentin e BEI Werner Hoyer dhe nënkryetaren e Bankës Liljana Pavlova.

BEI është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin e saj të suksesshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të kontribuojë më tej në arritjen e standardeve evropiane për konkurrencën e ekonomisë së Maqedonisë, për të mbështetur projektet kryesore të infrastrukturës dhe kalimin në një model ekonomik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.


Deri më tani, BEI ka investuar gati 970 milion euro në 29 projekte në RMV, duke mbështetur sektorët kryesorë të ekonomisë – infrastrukturën, energjinë, transportin dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut kohët e fundit miratoi skenarin e gjelbër për zhvillimin strukturor të sektorëve të transportit, energjisë, mjedisit dhe ndryshimit të klimës. Ne kemi një agjendë ambicioze që do të mbështetet nga investime të konsiderueshme, si një kontribut për të ardhmen jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Evropës në tërësi. Ne besojmë se Banka Evropiane e Investimeve mund të jetë partneri ynë kryesor në këtë përpjekje dhe unë pres një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm në vitet e ardhshme”, tha Kryeministri Zaev në një takim me zyrtarët e BEI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori