LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku iu dërgon letër Kurtit e Osmanit për t’u takuar të premten

Abdixhiku iu dërgon letër Kurtit e Osmanit për t’u takuar të premten

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, iu ka dërguar nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d të Presidentes, Vjosa Osmani lidhur me takimin ndërmjet tyre.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja për media në LDK, Gentiana Azemi, e cila shkurt u deklarua se letrat u janë dërguar sot.

Kujtojmë se Kurti dhe Osmani i kishin dërguar një letër LDK-së, ku ftonin kryetarin e kësaj partie për të marrë pjesë në takim i cili ishte i planifikuar të mbahej sot për të diskutuar për konstitutimin e institucioneve.


Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit, po pres konfirmimin për takimin e së premtes
Lexo po ashtu Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit, po pres konfirmimin për takimin e së premtes

Abdixhiku pas zgjedhjes si kryetar i LDK-së gjatë ditës së djeshme, u shpreh se e ka të pamundur pjesëmarrjen në takim për ditën e sotme, ai propozoi që ky takim të mbahet të premten.

Madje sot, pas homazheve që bëri te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Abdixhiku tha se është në pritje të konfirmim nga Kurti e Osmani për propozimin e tij për tu takuar këtë të premte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori