LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Liverpoolit zbulon se si u frikësua nga një mesazh në Whatsapp nga Jurgen Klopp

Lojtari i Liverpoolit zbulon se si u frikësua nga një mesazh në Whatsapp nga Jurgen Klopp

Talenti i Liverpoolit, Rhys Williams ka zbuluar se ishte “frikësuar” kur mori një mesazh me tekst nga menaxheri Jurgen Klopp, i cili kërkoi që ta shihte atë.

Williams ka bërë 13 paraqitje këtë sezon me Reds pasi mbrojtësit titullarë apo ‘garda e vjetër’ e ekipit ishte shkatërruar nga dëmtimi.

20-vjeçari shpjegoi se dikur iu kërkua një bisedë e shpejtë nga Klopp – por ishte vetëm për t’i dhënë atij disa këshilla.

Megjithatë, Williams zbuloi se ishte frikësuar nga kjo ftesë e trajnerit gjerman.

Liverpool e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk në akademinë e klubit, një vit më parë luajti në ligë amatore, ndërsa tani ka dy ndeshje në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Liverpool e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk në akademinë e klubit, një vit më parë luajti në ligë amatore, ndërsa tani ka dy ndeshje në Ligën e Kampionëve

“Unë ndoshta do të thosha se kapiteni ose ndoshta Virgil van Dijk janë më aktivët në bisedat në grup të WhatsApp”, ka thënë fillimisht Williams për The Mirror.

“Padyshim që Van Dijk nuk ka luajtur shkaku i dëmtimit të tij, kështu që para çdo ndeshje ai po u dëshiron të gjithë djemve fat të mirë dhe gjëra të tilla”.

“Dhe kapiteni Jordan Henderson është ai që gjithmonë përgjigjet i pari”.

“Kishte një mesazh të fundit nga Klopp – ‘a mund të vish të më shohësh të lutem’. Isha i trembur!”.

“Por, ishte thjesht për të diskutuar disa gjëra që unë mund t’i bëja më mirë në ndeshje, kështu që nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Por unë isha shqetësuar”, përfundoi anglezi i ri.

Debutimi i Williams erdhi në fitoren 2-1 të dhjetorit ndaj Tottenham Hotspur, një lojë në të cilën Joel Matip ishte menduar si partner i Fabinhos, por kjo nuk ndodhi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori