LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr një fitore të madhe në ‘Minatori’ ndaj rivalëve të vjetër të Trepçës

Prishtina merr një fitore të madhe në ‘Minatori’ ndaj rivalëve të vjetër të Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 80:85 (13:19, 19:19, 28:24, 20:23), në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, megjithatë, në dy minutat e fundit të çerekut të parë, Prishtina nga 13:10, hyn në një seri prej 0:9, duke përmbyllur këtë pjesë 13:19.


Bardhekaltrit ngritën epërsinë në periodën e dytë, ku më e larta ishte 20:31, por mitrovicasit shpejt rikthehen për 27:31, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 32:38.

Vendasit në periodën e tretë nuk u dorëzuan, duke shkrirë epërsinë e mysafirëve që shkoi deri në 10 pikë, duke barazuar shifrat në 57:57, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:62.

Lojë interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, ku 5 minuta para fundit rezultati ishte 69:69, megjithatë, në momentet vendimtare të ndeshjes Sigal Prishtina u tregua më e kujdesshme dhe triumfoi 80:85.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga nëntë fitore dhe 14 humbje.

Te Trepça u dalluan Ivan Koljeviq me 20 pikë e 13 asistime, Drilon Hajrizi me 20 pikë e 18 kërcime dhe Stavros Toutzaiarkis me 14 pikë e 14 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 24 pikë, 6 kërcime e 9 asistime, Fisnik Rugova me 17 pikë, Daniel Lekndreaj me 11 pikë e 12 kërcime dhe Tevin Mack me 21 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori