LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët mbyllën 21 lokale dhe gjobitën 18 të tjera për mosrespektim të masave anti-COVID

Inspektorët mbyllën 21 lokale dhe gjobitën 18 të tjera për mosrespektim të masave anti-COVID

Të premten (mbrëmë) Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) i regjionit Prishtinë ndërmori aksion për të mbajtur të zbatueshme masat anti-Covid. Me këtë rast, janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid dhe ka mbyllur 21 lokale për të njëjtën arsye.

Po ashtu mbrëmë inspektorati i AUV për mosrespektim të vendimeve dhe masave anti-Covid ka gjobitur në Pejë 2 biznese, në Ferizaj ka shqiptuar 5 gjoba për pesë biznese, si dhe në Prizren ka ndëshkuar 3 biznese.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, thekson për KosovaPress se ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po shtohet edhe frekuenca e kontrolleve.


“AUV e regjionit Prishtinë, është i vendosur t’i mbajë të zbatueshme masat anti-Covid dhe për të ndikuar në uljen e numrit të të prekurve, mbrëmë gjatë natës Inspektorati Sanitar ka bërë kontrolle dhe si rezultat ka gjobitur biznese në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj. Ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po rritet edhe frekuenca e kontrolleve. Si shkelës te masave mbrëmë janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave antiCovid, ndërsa janë mbyllë 21 lokale po ashtu për mosrespektim të vendimeve të fundit të qeverisë”, tha ai.

Thaçi tutje thotë se të gjithë qytetarët kanë për obligim t’i respektojnë masat anti-Covid, siç thekson ai kërkohet një solidarizim për të ruajtur shëndetin e të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/