LAJMI I FUNDIT:

Fifi: Nuk e shoh jetën vetëm bardh e zi, ama ndonjëherë nuk e shoh as me ngjyra

Fifi: Nuk e shoh jetën vetëm bardh e zi, ama ndonjëherë nuk e shoh as me ngjyra
Fifi Foto: Instagram/fifi.official.fr

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi, është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.

Sidomos kohëve të fundit kur fotosesionet nga ana e saj janë më të shpeshta, dhe njëherësh të mirëpritura nga fansat.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka sjell disa imazhe atraktive.


View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Ani pse ishin dy fotografi të njëjta, Fifi zgjodhi që njërën ta shfaq origjinalen, teksa në tjetrën me formatin bardh e zi.

“Nuk e shoh jetën vetëm bardh e zi, ama ndonjëherë nuk e shoh as me ngjyra”, ka shkruar ajo në përshkrim.

View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Tutje artistja pyeti fansat se cilën nga imazhet do ta zgjedhnin ata, ndërsa komentet ishin nga më të ndryshmet.

“Du & Ich” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Bardhin dhe DJ Gimi-O. /Telegrafi/