LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria pezullon përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca, vjen edhe reagimi i kësaj të fundit

Bullgaria pezullon përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca, vjen edhe reagimi i kësaj të fundit

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka kërkuar pezullimin e përdorimit të vaksinave nga AstraZeneca, derisa të vijnë lajmërime të mëtejshme nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi vjen pasi disa vende të tjera evropiane ose kanë pezulluar inokulimet me vaksinën e AstraZeneca-s si masë paraprake ose ndaluan përdorimin e një grupi specifik, pasi mpiksjet e gjakut u formuan tek disa persona që kishin marrë vaksinën.

Në mesin e këtyre vendeve është Danimarka, Norvegjia, Italia si dhe Austria.


Autoritetet shëndetësore italiane kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të një grumbulli të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së dy burrave në Sicili, të cilët ishin inokuluar kohët e fundit, sipas Reuters.

Lidhur me këtë rast ka reaguar kompania farmaceutike AstraZeneca, e cila tha të premten se nuk ka prova që mpiksjet e gjakut të jenë shkaktuar nga vaksina.

“Një analizë e të dhënave tona të sigurisë prej më shumë se 10 milionë dokumenteve, nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare ose trombozës së venave të thella, tek ndonjë grup nga mosha, gjinia, apo njësia, ose nga ndonjë vend i veçantë me vaksinën kundër COVID-19 nga AstraZeneca”, thuhej në deklaratë.

“Në fakt, numri i vërejtur i rasteve të tilla është dukshëm më i ulët tek personat e vaksinuar se sa do të mund të pritej në mesin e popullatës së përgjithshme”, thuhej më tej.

AstraZeneca tha se do të mbështesë plotësisht çdo hetim të vazhdueshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar

Azia
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Evropa
Kalo në kategori