LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk hyjmë në lojëra për të sjellë vaksinat e dyshimta nga vendet e lindjes

Hoti: Nuk hyjmë në lojëra për të sjellë vaksinat e dyshimta nga vendet e lindjes

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti deklaroi sot se për disa javë do të arrijnë vaksinat antiCOVID-19 në Kosovë.  Hoti, në mbledhjen e Komitetit për COVID-19, potencoi edhe njëherë qëndrimin  e Qeverisë së Kosovës, se Kosova nuk hyn në lojëra për ta marrë vaksinat që vijnë nga vendet e dyshimta.

Ai aludoi në këtë rast për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze. Këto komente Hoti i bëri në mbledhjen e Komitetit për COVID.

“Kemi bërë të gjitha përpjekjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, vaksina këto të cilat nuk janë të certifikuara nga vendet e BE-së. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur qindra vaksina në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë”, tha Hoti.


I vetmi vend në rajon pa vaksina antiCOVID-19, Zemaj thotë se Kosova është shembull i menaxhimit të pandemisë 
Lexo po ashtu I vetmi vend në rajon pa vaksina antiCOVID-19, Zemaj thotë se Kosova është shembull i menaxhimit të pandemisë 

Ditë më parë edhe Ministri I Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se “megjithëse gjendja me COVID në Kosovë nuk është e lehtë, Kosova nuk do ta marrë kurrë vaksinën ruse”.

Edhe Agjencia Evropiane e Barnave, ka bërë thirrje për vendet anëtare të BE-së, që mos ta pranojnë me vendim kombëtar vaksinën ruse. /Telegrafi/