LAJMI I FUNDIT:

Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19

Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19
Foto: Arkiv

Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ish-kryeministrat Albin Kurti dhe Avdullah Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë me COVID-19.

Ai në një postim në Facebook ka përkujtuar se një vit qëkur u shpallë pandemia me COVID, Ministria e Shëndetësisë nuk ka siguruar asnjë vaksinë antiCOVID-19, ndryshe nga shtetet tjera që tashmë kanë nisur vaksinimet e qytetarëve të tyre.


“Ky dështim total në menaxhim të pandemisë është përgjegjësi e të dy qeverive Kurti e Hoti. Numri i rasteve po rritet çdo ditë. Tanimë nuk dihet as në cilën valë të pandemisë jemi, e as cili variant i virusit po shpërndahet, ndërsa për menaxhim të kufijve, se kush mund të na sjelli variantin e ri të virusit as që mund të diskutohet! Ajo që kemi parë deri tani është pabarazia dhe diskriminimi në mbështetjen financiare të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Pasi që jemi në një proces konsolidimi të institucioneve e që nuk dihet kur do të ndodh kjo, qeveritarët në pritje të marrjes së pushtetit dhe ata në detyrë, duhet që sa më parë të bashkërendojnë veprimet e tyre për ta siguruar vaksinën sepse shëndeti dhe jeta e qytetarëve tanë janë të rrezikuara nga dita në ditë”, shton ai.

Vonesat në negociata, mos transparenca si dhe gjendja politike në Kosovë, vlerësohet se kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, në kohën kur pothuajse të gjitha shtetet në rajon kanë filluar vaksinimin.

Në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës Pfizer pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360.000 dozave të vaksinës AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.

Maqedonia Veriore po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, ndërsa Serbia ka vaksinuar mbi një milion njerëz. Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Derisa disa nga këtyre shtete kanë bërë negociatat direkte me kompanitë për të siguruar vaksinat, Kosova po vazhdon t’i pres 100.800 vaksinat e AstraZeneca përmes programit të shpërndarjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Ndryshe, që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar 75.380 raste pozitive, 1.682 të vdekur, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 63.380, ndërsa numri i rasteve aktive 10.318.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori