LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Demonstratat e ’81 filluan fundin e një federate të padrejtë

​Kurti: Demonstratat e ’81 filluan fundin e një federate të padrejtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka përkujtuar demonstratat studentore të vitit 1981, me kërkesën për liri e barazi, duke tronditur kështu Jugosllavinë e atëhershme që po shtypte pa mëshirë popullin liridashës shqiptar në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare, qytetare dhe njerëzore. Mirëpo, përveçse kërkesë kundër shtypjes ishte edhe kërkesë kundër shfrytëzimit.


“40 vjet u mbushën sot nga 11 marsi i vitit 1981. Demonstrata e studentëve u bë edhe e punëtorëve dhe popullit mbarë. Gjendja e jashtëzakonshme dhe plumbat e burgjet e policisë nuk i ndalën studentët. Numri i tyre në demonstratat që vazhduan me 26 mars dhe 1 e 2 prill vetëm sa u shtua. Ish-Jugosllavia u trondit së brendshmi dhe kurrë më nuk e mori veten, kurse imazhi i saj ndërkombëtar u plasarit pakthyeshëm”.

“Kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare, qytetare dhe njerëzore. Mirëpo, përveçse kërkesë kundër shtypjes ishte edhe kërkesë kundër shfrytëzimit. Pasuritë e Kosovës po përdoreshin si lëndë e parë për fabrika përpunuese e produkte finale nëpër republika të ish Jugosllavisë. Në vitin më të ‘mirë’ të ish Jugosllavisë, 1979, standardi mesatar i jetesës në Kosovë ishte shtatë herë më i ultë sesa në Slloveni”, tha Kurti.

Tutje theksoi se viti 1981 ishte vit i Kosovës dhe i Polonisë, i demonstratave studentore të ne që e filluan fundin e një federate të padrejtë, dhe i Solidarnostit që paralajmëroi stuhinë e Evropës Lindore e cila do ta shembte më vonë perden e hekurt.

Ndryshe, me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Shoqata e të Burgosurve Politik sot vendosi gurthemelin e monumentit që përkujton pranverën shqiptare ’81 dhe organizoi tryezë tematike në mensën e studentëve ku u përurua libri “Ngritja e Historisë” e Januz Januzaj, ndërkaq Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hapi ekspozitën “Vullkani i Republikës”, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori