Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt nga 08 marsi e deri më sot kanë shqiptuar 181 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk e kanë vendosur rripin e sigurisë në veturë gjatë vozitjes.
Sipas një njoftimi për media, ky aksion ka filluar gjatë një operacioni policor të quajtur “ROADPOL”, apo “Java e rripit të sigurisë” e cila do të zgjasë deri më 15 mars.
Siç thuhet në njoftim, kjo është duke u bërë me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor.
“Në kudër të këtij operacioni , nga data 08-10.03.2021 janë shqiptuar 181 gjoba trafiku për mos vendosje të rripit të sigurisë, ndërkohë që ky operacion do të vazhdon deri më 15.03.2021. Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj nga data 08.03.2021 është duke zbatuar operacionin ‘’ROADPOL’’ (European Roads Policing Network) – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore. Përkundër faktit që gjithnjë e më shumë, shoferë dhe pasagjerë të automjeteve po e përdorin rripin e sigurisë , kontrolli për vendosjen ose jo të rripit të sigurisë mbetet detyrë e rëndësishme për policinë. Policia e kupton domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj mase , e cila ndërmerret jo vetëm në kuadër të këtij operacioni , por në vazhdimësi gjatë gjithë vitit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas njoftimit, këto aktivitete do të ndërmerren nga të gjitha stacionet policore dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Policia e Kosovës po ashtu bën me dije se me vendosjen e rripit të sigurisë do të zvogëlohet rreziku i lëndimeve të rënda dhe me pasoja fatale.
“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë përplasjes në ndonjë aksident komunikacioni dhe shton rrezikun për aksidente me fatalitet si dhe me lëndime trupore për drejtuesin e automjetit si dhe për pasagjerin. Me një veprim të thjeshtë, të vendosjes e rripit të sigurisë, do të zvogëloni rrezikun e lëndimeve të rënda dhe me pasoja fatale”, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh