LAJMI I FUNDIT:

Në fund të marsit formohet qeveria, në prill zgjidhet presidenti, deklarata e Konjufcës për Grenellin dhe Ambasadën në Izrael

Në fund të marsit formohet qeveria, në prill zgjidhet presidenti, deklarata e Konjufcës për Grenellin dhe Ambasadën në Izrael

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca një ditë më parë në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu, ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik,  për numrat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, për datat se kur do të formohen këto institucione, qëndrimin e partisë për çështjen e dialogut dhe Ambasadën e Kosovës në Izrael.

Ish shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.


“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca në emisionin “Përballje” të transmetuar në Telegrafi.com.

Konjufca u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit  do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Pastaj, pas mbledhjes së parë të Qeverisë, kalohet në seancën e Kuvendit, e cila është zgjedhja e Presidentit.

“Unë mendoj që deri më 25 mars do të zgjedhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri më 10 prill do të zgjedhet edhe Presidenti i Kosovës”, u shpreh Konjufca.

“Zgjedhja e Presidentit ka koincidu në aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare. Meqenëse është e tillë, zgjedhja e presidentit si pozitë e rëndësishme shtetërore, prej anës të opozitës, janë dy opsione: Opsioni që ta konsiderojnë presidentin si njërën prej pozitave të cilën ne mund ta zgjedhim edhe të kalojmë në faza të tjera të betejës politike, apo ta kthejë opozita çështjen e presidentit në pikë ekzistenciale. Sepse me qu Kosovën në zgjedhje të reja, është pikë ekzistenciale e betejës politike”, u shpreh Konjufca.

Konjufca tha se “nëse nuk kalon (zgjedhja e Presidenti), Kosova shkon në zgjedhje”.

Ai tha mes tjerash ka thënë se në Qeverinë Kurti 2 janë duke u finalizuar edhe emrat e kabinetit Qeveritar dhe se Albin Kurti si kryeministër do të veprojë më njerëz profesionalë dhe të përgjegjshëm.

Konjufca ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes duhet të merret me shumë modesti dhe nuk ka shumë hapësira për festë.

“Problemet në drejtësi, arsim si dhe ekonomi nuk na lënë vend për me u mburrë dhe me pranua këtë fitore me “fodullëk”. Ne duhet të jemi në nivel të përgjegjësisë dhe të kuptojmë thellësinë e problemeve reale që kemi. Zgjidhja e këtyre problemeve nuk është aspak e lehtë për Vetëvendosjen”.

Njeriu i dytë më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit thotë se dikush tjetër një fitore të tillë do të kishte shfrytëzuar për të fituar tenderë.

“Dikush tjetër nëse do të kishte fituar 50% të votave do të ishte gëzuar mjaft shumë dhe i kishte mjaftuar festa për shkak të tenderëve që do të fitonte më pas, por dikush që e merr këtë punë me përgjegjësi dhe me nder, nuk ka kohë për t’u gëzuar fare”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca gjatë intervistës për Telegrafi.com ka folur edhe për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, për të cilën tha se gjithçka do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sqaroi gjatë emisionit “Përballje” se deklarata e tij për rishqyrtim të vendimit është keqkuptuar.

“Kjo marrëveshje për Ambasadën në Jerusalem, ka qenë jashtë standardeve si lidhen normal marrëdhëniet diplomatike, kjo ka qenë marrëveshje e kushtëzuar me ambasadë. Njohja ka qenë në shkëmbim të vendosjes së ambasadës nga shteti nikoqirit. Njohja besoj se është shumë e rëndësishme dhe duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë si shtet i Kosovës. Këtë e ka për detyrë diplomacia. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme për ta ruajtur”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se konsideron se “me asnjë gjest, me asnjë veprim, Kosova nuk duhet rrezikojë apo ta lëkundë njohjen prej Izraelit”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar deklaratat e ish-ambasadorit, Richard Grenell, gjatë intervistës për Telegrafin, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti  është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthej përgjigje Grenellit.

Përveç kohës, Konjufca tha se më nuk është e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, për të cilin tha se është marrë populli amerikan.

“Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell. Gjëja më e rëndësishme është që u marr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.

Anëtari i Kryesisë së LVV-së ka folur edhe për dialogun me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori