LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj: Nëse del që jam përfshirë në një rast të vetëm të manipulimit të votave, i kthej të gjitha mjetet që i kam marrë nga buxheti i Kosovës

Demaliaj: Nëse del që jam përfshirë në një rast të vetëm të manipulimit të votave, i kthej të gjitha mjetet që i kam marrë nga buxheti i Kosovës

Ish-kandidati për deputet nga AAK, Shkumbin Demaliaj ka bërë një premtim publik nëse vërtetohet diçka se ai ndonjëherë është përfshirë në ndonjë blerje votash.

“Për të ruajtur nderin tim do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje [përmendja e emrit të tij në një incizim ku flitet për blerje të votave]. E them haptas që nëse Shkumbin Demaliaj jo vetëm në këtë proces, por në të gjitha proceset zgjedhore kur ka marrë pjesë del se është i përfshirë në një rast të vetëm të manipulimit të votave apo ndonjë afere tjetër kriminale, të gjitha mjetet që i ka marrë nga buxheti i Kosovës do t’ia kthejë shtetit”, tha Demaliaj në “Debat Plus”.

“Betohem në emër të familjes dhe si anëtarë i AAK-së që asnjëherë nuk jam i përfshirë në ndonjë manipulim të votave”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Demaliaj thotë se vullnetarisht do të paraqitet te prokurori pasi i është perënduar emri.

Ish-deputeti i AAK-së thotë se deri më tani ajo që dihet është se personalisht Meliza Haradinaj-Stublla nuk është e përfolur për përfshirje në manipulime të votave.

Demaliaj thotë se ka gatishmëri nga të gjitha subjektet politike për të shkuar drejt procesit të rinumërimit të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori