LAJMI I FUNDIT:

I riu qëllohet për vdekje me dy plumba në kokë në mes të ditës në Bronx, policia amerikane publikon pamjet

I riu qëllohet për vdekje me dy plumba në kokë në mes të ditës në Bronx, policia amerikane publikon pamjet

Policia e New Yorkut ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë filmuar momentin kur një i ri qëllohet me revole para një dyqani në Bronx dhe atë në mes të ditës.

Viktima ishte 35-vjeçar që u qëllua në kokë para një dyqani. Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin viktimën e veshur me pallto të verdhë, i cili dukej se po hynte në lokal, por u ndal për pak për të shkëmbyer disa fjalë me dy të dyshuarit, transmeton Telegrafi.


Megjithatë pas tensionimit të situatës, njëri prej tyre grushton viktimën në fytyrë derisa po largohej nga dyqani. Sikur kjo të mos mjaftonte, i dyshuari i dytë nxjerr revolen nga brezi dhe i shkrep dy plumba – duke e qëlluar të ndjerin në kokë.

Të dyshuarit menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes, e viktima është shpallur i vdekur me të dërguar në spital. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk është arrestuar askush – duke pranuar se hetimet janë duke vazhduar.

E identiteti i viktimës nuk është zbuluar me kërkesë të familjarëve të ndjerit. Zyrtarët policorë kanë bërë thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion që mund të ndihmonte në kapjen e sulmuesve, t’i telefonojnë stacionit më të afërt policor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Evropa
Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

Evropa
Kryeministri britanik njofton një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë

Kryeministri britanik njofton një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë

Botë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Azia
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Kalo në kategori