LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i kompanisë amerikane të hekurudhave kapet me “presh në dorë”, për katër vite vodhi 77 motosharra dhe mbi 300 pjesë tjera

Punonjësi i kompanisë amerikane të hekurudhave kapet me “presh në dorë”, për katër vite vodhi 77 motosharra dhe mbi 300 pjesë tjera

Punonjësi i kompanisë amerikane të hekurudhave “Amtrak”, është akuzuar për vjedhje në kompani dhe shitje të motosharrave dhe pjesëve tjera, vlera e të cilave kap shumën e mbi 50 mijë dollarëve.

Ai punonte në New Jersey ku edhe vodhi motosharrat dhe qindra pjesë për ato pajisje, duke i shitur në internet, thuhet në aktakuzën e publikuar të martën, transmeton Telegrafi.


Jose Rodrigues, 48-vjeç, ka punuar në “Amtrak” si serviser dhe mbikëqyrës i hekurudhave, e veglat që i ka vjedhur i ka shitur nga 2016 deri më 2020.

Një blerës në Pensilvani u ka dhënë autoriteteve 11 kuti, ku nga adresa e Rodriguesit i vinin motosharrat për të cilat kishte paguar mbi 7 mijë dollarë.

Në total Rodriguez ua ka shitur blerëve 77 motosharra dhe mbi 300 pajisje tjera nëpër Pensilvani, Michigan, West Virginia, Ohio, Illinois, California dhe South Carolina.

Ai po akuzohet për vjedhje të pronës shtetërore dhe vjedhje në kompaninë nga e cila kishte marrë pagë vjetore për shumë vite. Nëse Rodrigues shpallet fajtor, ai mund të qëndrojë mbi 10 vite prapa grilave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori