LAJMI I FUNDIT:

Numri ditor i vdekjeve nga COVID-19 në SHBA nën 1,000 – për herë të parë në disa muaj

Numri ditor i vdekjeve nga COVID-19 në SHBA nën 1,000 – për herë të parë në disa muaj

Për herë të parë në gati tre muaj e gjysmë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më pak se 1.000 vdekje në ditë nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në 24 orët e fundit, 749 njerëz vdiqën nga coronavirusi, shumë poshtë pikut të 4,473 vdekjeve të regjistruara në 12 janar, sipas të dhënave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Numri i përditshëm i të vdekurve në SHBA nuk ka qenë nën nivelin 1.000 që nga 29 nëntori, kur 822 njerëz vdiqën në një periudhë 24-orëshe.


SHBA ka regjistruar më shumë se 29 milionë infeksione dhe 525,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, më e shumta në të dy matjet e çdo vendi në botë.

Sidoqoftë, javën e kaluar, ajo gjithashtu u bë që udhëheq për sa i përket vaksinave të administruara – ku deri më tani, mbi 92 milionë njerëz janë vaksinuar kundër virusit në SHBA.

Tri vaksina janë aprovuar aktualisht për përdorim emergjent në SHBA dhe presidenti Joe Biden ka thënë se mjaftueshëm vaksina duhet të jenë në dispozicion për të gjithë të rriturit në vend deri në fund të majit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori