LAJMI I FUNDIT:

Stano: Dialogu Kosovë-Serbi solli dallime, por është koha e përmbylljes së procesit

Stano: Dialogu Kosovë-Serbi solli dallime, por është koha e përmbylljes së procesit

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) thanë se në dhjetë vitet e fundit, dialogu midis Serbisë dhe Kosovës krijoi dallime reale në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve për Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu thonë se ishte koha për të shkuar më tej dhe të përfundojë ky proces.

“Pas 10 vjetësh vërtetë është koha për të ecur përpara dhe për të lëvizur suksesshëm procesin. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet anëtare të BE presin që dialogu të vazhdojë së shpejti dhe se palët do të angazhohen seriozisht në atë proces dhe do ta çojnë me sukses drejt fundit, sa më shpejt të jetë e mundur”,  tha Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, transmeton Telegrafi.

Siç raporton REL, Stano iu referua vizitës së javës së kaluar të përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, ku ai përcolli pritjet e institucioneve evropiane për vazhdimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur.


Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përmes BE-së, filloi zyrtarisht në 8 Mars 2011. Kishte të bënte me aspektin teknik, që duhej të lehtësonte jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë dhe Serbi.

Më shumë se një vit më vonë, në tetor 2012, dialogu u ngrit në nivelin politik dhe u drejtua fillimisht nga kryeministrat dhe më pas nga presidentët e vendeve. Më shumë se 20 marrëveshje janë arritur, kurse shumë prej tyre nuk janë zbatuar kurrë.

Vërejtja më serioze ka të bëjë me mos zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Në raundin tjetër të bisedimeve, në nivelin më të lartë politik, pala e Kosovës duhet të përfaqësohet nga Albin Kurti, i cili pritet të emërohet kryeministër pas fitores bindëse në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano theksoi se nga udhëheqësit politikë në rajon, duke përfshirë institucionet e ardhshme në Prishtinë, pritet të punojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet konstruktive të fqinjësisë së mirë.

“Ajo që ne presim është bashkëpunimi më i mirë në rajon dhe intensifikimi i proceseve të reformës së brendshme”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së gjithashtu konfirmoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është një çështje e mbyllur kaherë.

“Qëllimi kryesor i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që mbështet stabilitetin rajonal dhe është e pranueshme për të dy palët në proces dhe në përputhje me parimet e BE”, tha Stano, duke shtuar se “të dy palët [Kosova dhe Serbia] e dinë se çfarë është e realizueshme dhe çfarë nuk është”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori