LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara po përgatisin hakmarrjen ndaj Rusisë: Do të jetë një mesazh i fuqishëm për Vladimir Putinin

Shtetet e Bashkuara po përgatisin hakmarrjen ndaj Rusisë: Do të jetë një mesazh i fuqishëm për Vladimir Putinin

Shtetet e Bashkuara po përgatiten t’i dërgojnë një mesazh të fortë shtetit rus në formën e një serie sulmesh kibernetike që synojnë rrjetet ruse.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden po përgatitet të kryejë një seri sulmesh kibernetike drejtuar rrjeteve ruse, në shenjë hakmarrje që synon dërgimin e një mesazhi të qartë drejt Moskës.

Duke cituar zyrtarë të njohur me operacionin e njoftuar, New York Times shkruan se “seria e veprimeve sekrete” të drejtuara kundër Rusisë pritet të fillojë gjatë tre javëve të ardhshme dhe se qëllimi i këtyre sulmeve kibernetike është që të jetë i dukshëm për presidentin rus, Vladimir Putin dhe shërbimet e inteligjencës ruse. por jo për pjesën tjetër të botës.


Sulmi ka të ngjarë të përputhet me sanksionet e reja ekonomike kundër Rusisë, si dhe vendimin ekzekutiv të Bideniy që synon forcimin e sigurisë së rrjeteve të qeverisë amerikane.

Sulmet kibernetike të lartpërmendura, të cilat mund të fillojnë në të vërtetë në çdo moment kundër Rusisë, janë në fakt përgjigja amerikane ndaj sulmit të hakerëve SolarWinds, me të cilin qeveria amerikane lidh Rusinë.

SolarWinds u karakterizua si një nga sulmet më të mëdha dhe më të sofistikuara të hakerëve në histori, madje u deshën tetë muaj për ta vërejtur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori