LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e urren të jetë zëvendësues në një takim

Ronaldo e urren të jetë zëvendësues në një takim

Andrea Pirlo e la Cristiano Ronaldon në bankën rezervë për fitoren 3-1 të Juventusit ndaj Lazios të shtunën në mbrëmje.

Me një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Portos që vije të martën, sulmuesit iu dha një pushim – edhe pse ai nuk dukej shumë i lumtur për këtë.

Siç është gjithmonë rasti, disa kamera ishin pranë CR7 për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe shprehjet e ndryshme të fytyrës sugjeruan që ai do të kishte preferuar më shumë të ishte në fushë.


Përfundimisht, fytyra e tij u lumturua pasi Alvaro Morata udhëhoqi rikthimin e Juventusit dhe Ronaldo u pa duke duartrokitur kur skuadra e tij shkoi përpara dhe ai ndau një përqafim me spanjollin.

Ronaldo më pas hyri në vend të Moratas për 21 minutat e fundit.

Pas ndeshjes, Pirlo shpjegoi saktësisht pse e kishte lënë Ronaldon jashtë për këtë lojë.

“Ai kishte luajtur në tetë ose nëntë ndeshje radhazi, kështu që ne ramë dakord mbi këtë vendim gjatë javës”, ka thënë trajneri.

Juventus tani përballet me Porton në shtëpi të martën, ku do të shikojë të përmbysë deficitin 2-1 nga ndeshja e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori