LAJMI I FUNDIT:

Prishtina triumfon në derbin e vjetër ndaj Pejës

Prishtina triumfon në derbin e vjetër ndaj Pejës
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 94-84 (18:29, 29:19, 22:16, 25:20), në kuadër të javës së 22-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në 14 pikë, 13:27, kurse kjo pjesë përfundon 18:29. Por, kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë deri në një pikë, derisa pjesa e parë përfundon 47-48.


Perioda e tretë ishte mjaft interesante. Prishtinasit arritën të kishin epërsi në nëntë pikë 65:56, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:64.

Bardhekaltrit kishin epërsi konstante në 10 minutat e fundit, që shkoi deri në 12 pikë, kurse tre minuta nga fundi, pejanët ngushtuan shifrat në 81:77, megjithatë, Prishtina menaxhoi lojën në minutat e mbetur dhe fitoi 94-84.

Te prishtinasit u dalluan Tevin Mack me 37 pikë e 10 kërcime dhe Nigel Johnson me 25 pikë, kurse te pejanët më të mirët ishin Brandon Walters me 29 pikë e 16 kërcime dhe Rron Grapci me 21 pikë.

Sigal Prishtina ka 8 fitore dhe 14 humbje, ndërsa Peja 12 fitore dhe 10 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori