LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet një kompani për blerjen e Milanit, Alexandr Jucov konfirmon bisedimet

Shfaqet një kompani për blerjen e Milanit, Alexandr Jucov konfirmon bisedimet
(Foto: Twitter/AC Milan)

Themeluesi i “World Lab Technologies”, Alexandr Jucov, ka lëshuar një deklaratë për media duke konfirmuar se dëshiron t’i blejë shumicën e aksioneve të klubit të madh italian, AC Milan.

Klubi aktualisht është në pronësi të fondit “Elliott Management”, të cilët e morën nga “ Yonghong Li”, pasi këta ta fundit dështuan t’i kthenin huazimet që kishin marr.

Para tyre, Silvio Berlusconi ishte në krye të Rossonerëve për më shumë se 30 vjet, duke fituar çdo trofe në futboll.


Alexandr Jucov është një biznesmen me origjinë nga Moldavia dhe themelues i “World Lab Technologies”. Ai ka shprehur interesim për blerjen e aksioneve shumicë të AC Milan, thuhet në deklaratë e lëshuar nga zyra e tij.

Jucov ka dëshirë që të përfshihet në mënyrë aktive në biznesin e sporteve.

Biznesmeni moldav e ka caktuar shërbimit ligjor Marriotts për të negociuar shitjen.

Jucov kishte qenë gjithashtu në lajme vitin e kaluar për përpjekjen e tij për të blerë “TikTok”-un. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori