LAJMI I FUNDIT:

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot ka ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Osmani nga Prekazi tha se kjo është një sakrificë sublime që rezultoi me pavarësinë e Kosovës.

“Jemi këtu në Prekaz në vendin që e bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë, dhe në simbol të sakrificës më sublime të komandantit legjendar Adme Jashari, të bacës Shaban, Hamzës,  grave dhe fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari së bashku me bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë të tjerë të komandantit legjenda. Sakrificë sublime që e rezultoi me Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo para mediave shtoi duhet të jenë përjetësisht mirënjohës për sakrificën që dha familja Jashari e cila do të shërbej si frymëzim për brezat që do të vijnë.

“Por e kemi borxh që kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së  thellë ta bartim brez pas brezi në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që e pagoi populli shqiptar që sot ta kemi shtetin tonë, dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë. Përjetësisht mirënjohës për këtë sakrfiicë dhe trimëri që do të shërbejnë si frymëzim për breza të tërë që do të vijnë”, tha ndër të tjera Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori