Si u përpoq Bartomeu të ndalonte hetimin e brendshëm të Barcelonës për skandalin “BarçaGate”
The Mossos d’Esquadra – emri për forcën policore katalunase – besojnë se ish-presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu u përpoq të ndalojë hetimin e brendshëm të klubit në skandalin “BarcaGate”.
Pasi detajet e para u bënë publike në shkurt të vitit 2020, ish-kreu i klubit pretendohet se ka bërë presion ndaj zyrtares të ankesave të klubit Noelia Romero.
Bartomeu thuhet se i dërgoi Romeros një email, duke pyetur në lidhje me qëllimet e hetimit të brendshëm të propozuar me një mesazh që policia beson se “ishte presion kundër pavarësisë së rolit të saj”.
Ky email u dërgua sepse ish-presidenti ishte përpjekur t’i telefononte oficeres së ankesave dhe thirrjet e tij nuk po ktheheshin.
Çfarë thoshte emaili i Bartomeu?
“Unë jam duke ju kërkuar që të më informoni menjëherë për ekzistencën ose jo të një hetimi që po kryhet nga ju në lidhje me monitorimin e mediave sociale dhe nëse jeni, atëherë të më informoni se cili është objektivi”, thuhet në emailin e Bartomeut të dërguar për Romeron, sipas informacionit të policisë.
“Sot, për habinë time, punonjës të ndryshëm të klubit më kanë thënë që janë takuar me ju ose që i keni thirrur ata që të takohen me ju për të biseduar në lidhje me një hetim të vazhdueshëm për të cilin nuk kam njohuri dhe që nuk mendoj se ndonjë një anëtar tjetër i komitetit të ankesave di”.
“Përtej asaj që kishim rënë dakord të hetonim (lidhje korporatash me kompanitë e kontraktuara për monitorimin e mediave sociale) ju më thatë se nuk do të bënit asgjë përveçse do të kishit një bisedë me [drejtoreshën e fondacionit të Barcelonës] Maria Valles dhe do të informonit [shefin e shërbimeve ligjore ] Ramón-Gomez Ponti”.
“Siç e dini mirë, PriceëaterhouseCoopers po kryejnë një rishikim të gjerë të kësaj çështje me kërkesë të bordit dhe ne në asnjë moment nuk ramë dakord për të filluar një hetim të ndryshëm”.
“Kjo është arsyeja pse po ju kërkoj të më informoni nesër, të premten, për ekzistencën ose jo të hetimit tuaj dhe qëllimin e tij”.
“Dhe, nëse nuk ishte ideja juaj, të më thoni se cilët janë njerëzit që ju udhëzuan ta filloni atë”.
Më 31 mars të vitit 2020, Romero kishte përfundimet e saj nga hetimi i brendshëm dhe informoi Bartomeun për këto, pasi e mbajti atë të “izoluar” gjatë hetimit pasi ai ishte pjesë e tij.
Bartomeu nuk e la zyrtaren e ankesave të paraqiste gjetjet e saj në bord kështu që, më 2 qershor, ajo vendosi t’ua dërgojë të gjithë drejtorëve me email.
Ditë më vonë, ajo u pezullua pa pagesë dhe u shkarkua më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B” – përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje