LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Gjakovë, arrestohen tre persona

Rrahje në Gjakovë, arrestohen tre persona
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje në mes të dy familjeve janë rrahur mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në fshatin Janosh, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarve ju është ofruar tretman mjekësor.


“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në mes të dy familjeve të dyshuarit janë rrahur mes vete. Të dyshuarve ju është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje në raport, thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/