LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e lindjeve në SHBA bie gjatë pandemisë së COVID-19

Shkalla e lindjeve në SHBA bie gjatë pandemisë së COVID-19

Pavarësisht se njerëzit kanë kaluar më shumë kohë në shtëpi për shkak të pandemisë, SHBA është në mes të rënies së natalitetit.

Lindjet në SHBA kanë rënë për gati një dekadë dhe viti 2019 reflektoi me më pak lindje në 35 vjet, por shifrat përfundimtare për vitin 2020 mund të jenë edhe më të ulëta.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 300 mijë foshnje priten më pak në vitin 2021, bazuar në studimin e Institucionit Brookings.

Kjo vjen derisa pandemia ka krijuar një treg të trazuar të punës që ka dëmtuar në mënyrë dispropocionale gratë në punë.

Vitin e kaluar, gratë mbizotëronin pak më shumë se burrat në fuqinë punëtore, por pjesëmarrja e tyre në tregun e punës tani ka rënë në 57 për qind, niveli më i ulët që nga viti 1988, sipas Qendrës Kombëtare të Ligjit për Gratë.

Midis mbylljes së gjerë të shkollave, qendrave të kujdesit ditor, si dhe kufizimeve në tubimet publike, miliona gra janë detyruar të ekuilibrojnë mbikëqyrjen e fëmijëve të tyre dhe t’i mësojnë ata me punë dhe përgjegjësi të tjera.

Sondazhet zbuluan se shumë çifte po shtyjnë shtatzëninë, po kryejnë marrëdhënie më rrallë, dhe duan më pak fëmijë, për shkak të pandemisë dhe kostove të saj ekonomike, sipas Institutit Guttmacher. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori