LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Serbia çfarë i bëri Kosovës gjatë viteve të 90-ta, të njëjtën po ia bën sot Malit të Zi

Gjukanoviq: Serbia çfarë i bëri Kosovës gjatë viteve të 90-ta, të njëjtën po ia bën sot Malit të Zi

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq tha se Serbia “po punon me këmbëngulje në favor të dëmtimit të vendit tonë”.

Ai shtoi se fryma e urrejtjes drejt Malit të Zi dhe gjithçkaje malazeze është rritur, e cila është arsyeja pse sot marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Serbia po punon tepër fort në dëmin tonë. Nuk ka nevojë ta provoj, unë kam qenë akter në jetën politike për 30 vjet, ndoqa vitet 1990, planin Z-4 të ofruar për Kroacinë, planet e ofruara për Bosnjën, Rambujeja për Kosovën, të gjitha këto u refuzuan me arrogancë, vrazhdësi dhe nxitim. E gjitha përfundoi në humbje serioze për Serbinë dhe për ata që ishin krijuesit e një politike të tillë në Serbi, dhe fatkeqësisht për të tjerët, kështu që nuk dyshoj se kjo politikë sot po realizohet ndaj Malit të Zi”, tha Gjukanoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga rajoni në Forumin e Pestë të Gazetarëve.


Sipas tij, Beogradi zyrtar i viteve 1990 çfarë bëri në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, të njëjtën po ia bën edhe Malit të Zi, raporton rtcg.

“Unë u thashë bashkëbiseduesve të mi në Beograd kur filloi, me rastin e Ligjit (Malit të Zi) për Lirinë e Fesë. Unë u thashë se i mbaj në mend vitet 1990. Ajo frymë urrejtjeje nuk mund të kontrollohej më. Sot, i njëjti gabim përsëritet, urrejtja po mbillet ndaj Malit të Zi dhe gjithçkaje që është malazeze. Kjo do të përkeqësojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, Gjukanoviq.

Ai deklaroi se është realiste të presësh një kthim të shpejtë të Shteteve të Bashkuara në komunitetin Euro-Atlantik dhe gjithashtu në Ballkanin Perëndimor, sepse përfaqësuesit e administratës së re amerikane janë ekspertë të shkëlqyeshëm të situatës në rajonin tonë.

“Nga përvoja jonë, unë dëshmoj, përmes luftës hibride që u zhvillua gjithashtu nga Rusia kundër Malit të Zi në vitet 2016 dhe 2020, ku partnerët tanë perëndimorë e trajtuan si një problem i Malit të Zi. Ky është larg nga një problem i Malit të Zi. Unë mendoj se atëherë ata do të bëhen të vetëdijshëm se kjo është një çështje par ekselencë e sigurisë evropiane”, tha Gjukanoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori