LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 24 vjeçar në Mitrovicë, i dyshuar për vrasje

Arrestohet një 24 vjeçar në Mitrovicë, i dyshuar për vrasje

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, dy ditë më parë kanë arrestuar personin e dytë të dyshuar B. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për përfshirje në veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

“Identifikimi dhe arrestimi të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 12 shkurt 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit ka vdekur viktima M. K., 23 vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjatë ditës së sotme në cilësi të provës materiale, në lidhshmëri me të dyshuarin është lokalizuar vendi ku i dyshuari kishte fshehur armën, me ç’rast nga ana e hetuesve policorë është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Si pjesë e veprimeve hetimore deri më tani janë realizuar edhe bastisje në lokacione të ndryshme. Ndërkohë që hetuesit policorë e kanë të njohur edhe identitetin e dy personave të tjerë të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor.

Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të kapjes së të dyshuarve të tjerë dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori