LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i “Dardanëve”, Berat Rexha ka ndërruar jetë: Kujtohet si zëri kumbues i Kosovës në të gjitha stadiumet

Tifozi i “Dardanëve”, Berat Rexha ka ndërruar jetë: Kujtohet si zëri kumbues i Kosovës në të gjitha stadiumet

Berat Rexha, përfaqësuesi i tifozëve “Dardanët” për Skoci, ka ndërruar jetë sot, duke lënë të pikëlluar komunitetin e futbollit në Kosovë dhe më gjerë.

Edhe pse larg atdheut, Berati gjeti mënyrën më të mirë të mundshme për të dhënë kontributin e tij për Kosovën, duke qenë përfaqësues i grupit të tifozëve “Dardanët” në Skoci, të cilët me organizimet e tyre mahnitën mbarë opinionin futbolldashës.


Për ikjen në amshim, kanë shkruar kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryesia e tifozëve “Dardanët”.

“E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të grupit të tifozëve “Dardanët”!”

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe anëtarit të grupit të tifozëve “Dardanët”, Berat Rexha, andaj në këto momente të vështira për Ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj”.

“Berati ishte shembull se si duhet të mbështetet Kombëtarja e Kosovës. Ai ishte shumë i lidhur emocionalisht me Kombëtaren dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.Edhe pse larg atdheut, Berati gjeti mënyrën më të mirë të mundshme për të dhënë kontributin e tij për Kosovën, duke qenë përfaqësues i grupit të tifozëve “Dardanët” në Skoci, të cilët me organizimet e tyre mahnitën mbarë opinionin futbolldashës”.

“Dashurinë e madhe për atdheun e dëshmoi vazhdimisht, duke qenë përherë afër djelmoshave tanë të Kombëtares, pa marrë parasysh se ku zhvilloheshin ndeshjet. Familja e humbi njeriun më të dashur, derisa “Dardanët” dhe Kombëtarja jonë humbi një tifoz besnik dhe plot energji pozitive”.

“I përjetshëm kujtimi për Beratin! Me respekt,  Agim Ademi, president i FFK-së”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori