LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Do të dorëzohet propozim për punën e restoranteve dhe klubeve të natës

Maqedoni: Do të dorëzohet propozim për punën e restoranteve dhe klubeve të natës
Foto ilustruese

Propozim-protokolli për punën e restoranteve për dasma dhe klubeve të natës do të dorëzohet në Komisionin për Sëmundje Infektive, ranë dakord sot përfaqësuesit e sektorit me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqin dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski.

Në takimin në Qeveri të mbajtur paradite Bytyqi dhe Paunovski sërish kanë theksuar se mbrojtja e shëndetit publik është më e rëndësishme, por edhe është me rëndësi të ruhet çdo vend pune.

“Qeveria, në kushte të pandemisë, përpiqet t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve dhe kompanive të prekura, ndërsa ka zbuluar se hoteleria dhe turizmi janë më të prekurit dhe për këtë, në të gjitha pesë setet janë krijuar masa me të cilat pikërisht këto degë janë mbështetur më shumë. Me pakon e pestë të masave, kompanitë nga ky sektor mund të përdorin ndihmë financiare për pagesën e pagave, kredisë pa interes me grant komponentë deri në 50 për qind, ndërsa me ligjin për garanci shtetërore i cili është në procedurë kuvendore, dukshëm do të ndihmohej për ruajtjen e likuiditetit të kompanive”, tha Bytyqi në takim.


Sipas drejtorit të Inspektoratit, Paunovski, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, ndërsa protokollet e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të miratuara nga Qeveria, janë pikërisht në drejtim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Paunovski ka garantuar se nuk ka kurrfarë selektiviteti në veprimin e inspektorëve, as qëllim gjatë zbatimit të sanksioneve, për çfarë ka theksuar se në periudhën nga pothuajse një vit, nga fillimi i pandemisë, për mosrespektim të protokolleve janë sanksionuar 471 persona fizikë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori