LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Gjermanisë kritikon ashpër modelin e biznesit të rrjeteve sociale

Presidenti i Gjermanisë kritikon ashpër modelin e biznesit të rrjeteve sociale

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka bërë thirrje për rregulla më efikase për rrjetet sociale. Në këtë mënyrë mund të frenohen më mirë gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme në internet.

Në takimin “Forum Bellevue”, Steinmeieri tha se ai ishte kritik ndaj modelit të biznesit të platformave të tilla si Facebook dhe Twitter, model i cili – siç u shpreh ai konkretisht – synon eksitim, zemërim, tërbim dhe frikë.

Shpejtësia dhe acarimi shpërblehen, qëndrimet e njëanshme dhe të pavërtetat mbeten pa përgjigje, demagogjia dhe propaganda shumë shpesh mbeten pa u qortuar.


Biznesi i vëmendjes, sipas Presidentit gjerman, po bëhet një kërcënim për demokracinë.

Vlerat mbi të cilat ndërtohet çdo demokraci, siç janë respekti, e vërteta dhe ndjenja e përgjegjësisë, nuk llogariten. Steinmeier e sheh këtë si kërcënim serioz për demokracinë, jo së fundi sepse armiqtë e saj i shfrytëzojnë me shkathtësi këto pika të dobëta. Akuzat që Steinmeier u bën kompanive të mëdha të teknologjisë si Facebook, Youtube dhe Twitter nuk janë të reja, por qartësia në të cilën ai i përmendi ato të tërheq vëmendjen.

Në luftën për rregullat që duhet të zbatohen për operatorët e platformave, Steinmeieri mbështetet në një aleancë evropiano-amerikane.

“Ne duhet t’i kundërvihemi modelit të diktaturës digjitale me një alternativë demokratike”, tha ai, duke iu referuar politikës së internetit të Rusisë dhe Kinës.

Nga ana tjetër, për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, ai sheh mundësinë e krijimit të një “teknosfere” të përbashkët, që mund të përcaktojë standardet botërore.

“Kjo do të ishte një rivendosje e partneritetit transatlantik”, tha Steinmeier. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori