LAJMI I FUNDIT:

Mbi 60 për qind e rusëve nuk dëshirojnë të marrin vaksinën Sputnik V

Mbi 60 për qind e rusëve nuk dëshirojnë të marrin vaksinën Sputnik V

Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk dëshirojnë të marrin vaksinën ruse të coronavirusit, Sputnik V dhe afërsisht i njëjti numër beson se virusi është një armë biologjike e prodhuar artificialisht, tregoi një sondazh të hënën.

Instituti Levada Center tha se një studim i kryer muajin e kaluar zbuloi se 62 për qind e të anketuarve nuk dëshironin të merrnin vaksinën ruse të coronavirusit, shumica e tyre midis moshës 18 dhe 24 vjeç, transmeton Telegrafi.

Shumica përmendën efektet anësore, përfshirë ethet dhe lodhjen, si arsyen kryesore pse ata nuk dëshironin të vaksinoheshin, raporton buisnessrecorder.


Studimi, i kryer në 1,601 njerëz në 50 rajone, zbuloi se 64 për qind e njerëzve besojnë se coronavirusi është një armë biologjike. Besimi se virusi është një armë biologjike ndahet nga 71 për qind e rusëve midis moshës 40 dhe 54 vjeç, dhe vetëm 23 për qind besojnë se ajo u shfaq natyrshëm.

Rusia ka raportuar gati 4.3 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Tre vaksina COVID-19 janë miratuar në Rusi.

Vendi, me rreth 145 milion banorë, nisi një vaksinim masiv me Sputnik V në muajin dhjetor. Deri më 10 shkurt, dozën e parë e kanë marrë më shumë se dy milion rusë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Amerika
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori