LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi Lajçak – Kurti, nuk ka deklarime për media

Përfundon takimi Lajçak – Kurti, nuk ka deklarime për media

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në selinë qendrorë të Vetëvendosjes në Prishtinë, ndërsa pas takimit nuk ka pasur deklarata për media.


Njëherësh ky është takimi i parë i diplomatit sllovak gjatë vizitës treditore në Kosovë, ku pritet që ai gjatë qëndrimi në Kosovë të takojë edhe udhëheqësit e tjerë politikë.

Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.

Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori