LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi Kurti-Lajçak

Nis takimi Kurti-Lajçak

Ka nisur takimi i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Mediat kanë mundur vetëm të marrin pamje nga arritja e emisarit të BE-së te selia e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet ku po mbahet takimi Kurti-Lajçak.

Njëherësh ky është takimi i parë i diplomatit sllovak gjatë vizitës treditore në Kosovë, ku pritet që ai gjatë qëndrimi në Kosovë të takojë edhe udhëheqësit e tjerë politikë.


Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.

Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. /Telegrafi/