LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, gati për konferencën e parë ndërqeveritare

Varhelyi: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, gati për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisionari për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.


“Shqipëria është ai vend i cili, jo vetëm që ka vuajtur me pandeminë, por përpara pandemisë iu desh që të përballej edhe me një tërmet të fortë, kështu që sfidat janë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe ndoshta janë dhe më shumë në numër sesa gjetkë në rajon. Dhe vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot. Dhe ne sot megjithatë vazhdojmë të shikojmë që Shqipëria po jep rezultate dhe po mban premtimet që ka bërë dhe po përmbush kriteret që duheshin përmbushur për atë Konferencë të Parë Ndërqeveritare”.

“Kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe duhet ta themi këtë gjë që të jepet një sinjal shumë i qartë që jo vetëm Shqipëria ka mundur ta bëjë këtë gjë, por edhe ka dhënë rezultate qoftë për shtetin e së drejtës apo në fusha të tjera. Pra ta përçojmë këtë mesazh për sundimin e ligjit, për Reformën në Drejtësi. Këto ishin natyrisht çështjet kyçe”, u shpreh Varhelyi.

“Dua të përsëris edhe atë që është thënë në këtë vlerësim të përbashkët që në procesin e vettingut, meqenëse ai po ecën fuqishëm, me Gjykatën Kushtetuese, me Gjykatën e Lartë po ashtu tashmë kemi arritur pra aty ku duhet. Kështu që nga ana jonë vlerësimi që ne po u japim shteteve anëtare të BE-së është që gjithçka është përmbushur tashmë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pra të gjitha kriteret”, tha Varhelyi./Atsh

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori