LAJMI I FUNDIT:

Lumezi takohet me shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog – flasin për luftën ndaj korrupsionit

Lumezi takohet me shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog – flasin për luftën ndaj korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim pune me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Shefin e BE-së me të arriturat dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit, si dhe për angazhimin institucional në funksion të fuqizimit të llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial.


“Temë qendrore e diskutimit të përbashkët në këtë takim ishte edhe fuqizimi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, konkretisht lufta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, terrorizimit, krimeve të luftës, zbatimi i ligjit për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë, si dhe thëllimi i bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë në zbatimin e detyrave dhe kompetencave ligjore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në këtë drejtim është theksuar nevoja për progres të mëtutjeshëm, me ç’rast Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur gatishmërinë që të ofroj ndihmën e nevojshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka falënderuar Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë Prokurorit të Shtetit, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellët që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori